
Lexoni edhe:
Disa simptoma të çuditshme, të përhapura në botë
Izraeli po i rikthehet jetës normale në një moment që më shumë se 50 për qind e popullsisë ka marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer. Në muajin maj do të nisë vaksinimi masiv i fëmijëve të moshës nga 12 në 15 vjeç, të cilët përbëjnë dhe 30 për qind të popullsisë në vend.
Të dhënat e reja të publikuara nga ministria izraelite e shëndetësisë javët e fundit, konfirmuan efikasitet prej 97% në parandalimin e infektimeve, në mundësinë e sëmundjes së rëndë në rast infektimi si dhe të vdekshmërisë.
Disa simptoma të çuditshme, të përhapura në botëLexoni edhe:
Falë të dhënave inkurajuese të fushatës së vaksinimit, vijojnë ndërkohë hapjet në vend. Hotele, palestra, stadiume, salla eventesh, vende të kulturës dhe restorante i janë rikthyer aktiviteteve. Por gjithsesi duhet një lejekalimi e gjelbër për të qenë në hapësirat e mbyllura: pra duhet të jesh i imunizuar ose i vaksinuar.
Për herë të parë që nga muaji shtator në vend nuk ka asnjë zonë të kuqe. Janë eliminuar masat që ndalojnë grumbullimet e përgjithshme – të vaksinuar ose jo dhe i gjithë sistemi shkollor është aktiv. Ndryshe nga një vit më parë izraelitët po i festojnë në shtëpi Pashkët.
Shtrimet e rasteve të rënda në spital shënojnë një ulje drastike, njësoj si dhe infektimet e reja ditore – nga 6 mijë në 1 janar në 490 në 1 prill. Javën e ardhshme qeveria do të diskutojë për anulimin e detyrimit të mbajtjes së maskës – të paktën në ambient të hapur.
(Kosova Sot Online)