Edhe një shtet i BE-së pezullon vaksinën e AstraZeneca-s për personat nën 60 vjeç

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 13:51
 Edhe një shtet i BE-së pezullon vaksinën e AstraZeneca-s për personat nën 60 vjeç

Autoritetet holandeze thanë të premten se do ta pezullojnë dhënien e vaksinave të kompanisë AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare pas rasteve të reja me mpiksje të gjakut.

Vendimi i Holandës erdhi pas raportimit të pesë rasteve të reja të mpiksjes së gjakut te gratë e moshave 25 deri 65-vjeçare, shkruan Daily Mail.

Pezullimi i vaksinës për personat më të rinj në Holandë erdhi pavarësisht këmbënguljes së Agjencisë Evropiane të Ilaçeve se vaksina është e sigurt dhe se ekspertët nuk kanë gjetur faktorë specifikë të rrezikut.

Më herët gjatë kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë e kritikoi Evropën për atë që e cilësoi si fillim të ngadalshëm në masë të papranueshme të dhurimit të vaksinave.

Ndërkohë familja e një gruaje 38-vjeçare që vdiqën pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s në Francë ka paraqitur padi përderisa vazhdojnë kundërthëniet rreth kësaj vaksine në shtetet evropiane.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet që më 7 prill të dalë me dëshmi të reja rreth kësaj çështjeje. Holanda ka vendosur që ta kufizojë përdorimin e vaksinës pikërisht deri në këtë datë.

(Kosova Sot Online)