Petrit Kllokoqi: Vendim arbitrar dhe i njëanshëm, u ftuam për t’u konsultuar, por u informuam për vendimin e mbylljes

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 19:23
 Petrit Kllokoqi: Vendim arbitrar dhe i njëanshëm, u ftuam për t’u konsultuar, por u informuam për vendimin e mbylljes

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka folur për takimin që e ka pasur sot më ministrin e Shëndetësisë, Arben Vita, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kllokoqi thotë se përkundër faktit që ishin ftuar për konsultim, ata në takim u informuan për vendimin e mbylljes së gastronomisë, qendrave tregtare, gym-ave dhe shkollave.

Kjo mbyllje tha se do të mbëhet nga 6 prilli deri më 18 prill.

Kllokoqi thotë se ky vendim është arbitrar dhe i njëanshëm dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës.

“Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.

Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

(Kosova Sot Online)