A do të mbetet zgjedhja e Presidentes peng i votës së mafio-oligarkut Pacolli?!

A do të mbetet zgjedhja e Presidentes peng i votës së mafio-oligarkut Pacolli?!

Gani Qarri

  • 03 April 2021 - 16:28

Shkruan: ANALIST-Gani Qarri

Mafio-oligarku dubioz Behgjet Pacolli, sërish jep shenja se ai po përgatitet përsëri, për të bërë tregti me votën e tij të vetme në kuadër të Grupit parlamentar të LDK-së, si kusht për pjesëmarrje në seancën e zgjedhjes së Presidentit të shtetit. Madje Behgjet Pacolli nuk ka marre fare pjesë në seancën e parë inauguruese të Kuvendit të Kosovës, për ta dhënë betimin dhe as në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re të vendit, ndërsa kur është çështja e pjesëmarrjes në seancën e votimit të Presidentit, ai ka konfirmuar se fillimisht do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të biseduar mundësitë e kalkulimit për këtë çështje dhe pjesëmarrjen apo jo në seancë për zgjedhjen e Presidentit.

Siç dihet tanimë kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i vetmi deputet i kësaj partie në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe pavarësisht se kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani kanë zhvilluar biseda me të gjitha partitë në vend për çështjen e Presidentit, duke qenë se ai përfaqëson vetëm një votë në Kuvend, as që e kanë takuar fare edhe Pacollin.

Kështu që duket se Pacolli, po përgatitet që përfundimisht, ditën e votimit, ta luaj rolin e “Kalit të Trojës “ në mënyrë që mundësisht ta shes e materializojë, sa më shtrenjtë dhe për një çmim sa më të lartë votën e tij, nëse rastësisht pozita e kreut të shtetit mbetet peng i përcaktimit të votës së Pacollit, pasi që tanimë AAK dhe PDK, kanë konfirmuar se nuk kanë vota për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".