Presidentja Vjosa Osmani do ta marrë detyrën pa ceremoni inaugurimi

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 22:31
Presidentja Vjosa Osmani do ta marrë detyrën pa ceremoni inaugurimi

Vjosa Osmani-Sadriu e cila të dielën u zgjodh presidente e Kosovës të martën do ta marrë zyrtarisht detyrën.

Për shkak të situatës me pandeminë nuk do të organizohet ceremoni inauguruese.

Megjithatë, siç njofton Presidenca, Osmani do të jetë pjesë e shumë aktiviteteve.

Ndër të tjera, Osmani do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Osmani më 4 prill mori besimin e 71 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mandatin pesë vjeçar.

(Kosova Sot Online)