Degradohen dy drejtorë të Policisë së Kosovës, priten ndryshime të tjera

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 18:26
Degradohen dy drejtorë të Policisë së Kosovës, priten ndryshime të tjera

Komandanti i Policisë në Rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri dhe Drejtori i departamentit të Policisë Kufitare Shaban Gruda, janë degraduar në pozite.

Burime të besueshme thanë se përveç Beqirit dhe Grudës ka edhe zyrtarë të tjerë të degraduar.

Beqiri është transferuar në policinë rajonale në Prizren, në një tjetër pozitë. Ndërsa për Grudën nuk janë dhënë informacione shtesë.

Për këto ndryshime nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.


(Kosova Sot Online)