Milaim Zeka: Një pjesë e PDK’së janë aty për ta fundosur partinë, tjetra për t’i keqpërdorë paratë

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 11:25
 Milaim Zeka: Një pjesë e PDK’së janë aty për ta fundosur partinë, tjetra për t’i keqpërdorë paratë

Gjatë ditës së djeshme, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, për shkak se ditë më parë ai morri pjesë në një debat televiziv, e që përmes një komunikate për media, PDK ka reaguar duke thënë se Çelaj nuk është dërguar nga partia në emision dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij.

E që përmes postimit, Çelaj ka thënë se askush në ditët e sotme nuk mund ta ndal fjalën e lirë, e aq më pak një zyre e informimit e PDK-së, e cila përbëhet nga njerëz që nuk kanë të drejt të marrin vendime e as komunikata politike.

Së fundmi, ka reaguar edhe ish-deputeti, Milaim Zeka, i cili shpërndau postimin e anëtarit të PDK-së, duke thënë se një pjesë e kësaj partie janë aty për dy gjëra.

Zeka ka thënë së njëra pjesë është për ta fundosur Partinë Demokratike të Kosovës sikurse Isa Mustafa LDK-në. Ndërsa pjesa tjetër është për t’i keqpërdorë parat e kësaj partie.

“U ba nje pjese e PDK-se sikurse Byroja Politike e Partise te Punes te Shqiperise. Ata jane aty per dy gjera: E para per ta fundosur Pdk-ne sikurse Isa LDK-ne, dhe e dyta: per t’i keqeperdore parat e majme te kesaj partie, te cilat kurr nuk dihet se kah shkojne”, shkroi Zeka.

https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1412829632412409

(Kosova Sot Online)