Urgjentisht të veprohet nga Kuvendi, të votohet ligji dhe të konfiskohet pasuria e vjedhur nga ish politikanët e lidhur me mafien e krimit të organizuar

Urgjentisht të veprohet nga Kuvendi, të votohet ligji dhe të konfiskohet pasuria e vjedhur nga ish politikanët e lidhur me mafien e krimit të organizuar
Urgjentisht të veprohet nga Kuvendi, të votohet ligji dhe të konfiskohet pasuria e vjedhur nga ish politikanët e lidhur me mafien e krimit të organizuar

Dardan Grapci

  • 09 April 2021 - 09:28

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Mendoj që me shumë vonesë kanë filluar të mendojnë për zbardhjen e pasurisë së jashtëligjshme nga Ministrja e Drejtësisë, por duke qenë se tani është një Qeveri e re, me njerëz të pastër të pa korruptuar, atëherë duhet të fillohet sa më shpejtë zbardhja e pasurisë së jashtëligjshme, si dhe aktoret politik të gjobiten nga Gjykata, të ju konfiskohet pasuria e vjedhur, edhe nëse është e nevojshme të arrestohen e burgosen duke u dënuar secili sipas veprës së kryer.

-Zyrtarët politik dhe ish-zyrtarët politik duhet të japin llogari për çdo cent që e kanë fituar, qoftë me djersë, me punë meritore, e qoftë në mënyrë ilegale. Të gjithë e dimë që menjëherë nga pas lufta e vitit 1999 mbi 90% e politikanëve nuk kanë pasur as shtëpi të tyre si duhet, nuk kanë pasur financa të mjaftueshme për ta mbajtur familjen, si filluan të merren me politik, thuajse pas 6 muajve janë bërë me vila, banesa, vetura luksoze etj. Shtrohet pyetja - Nga i fituan të gjithë atë pasuri brenda një kohe të shkurtë?, përgjigja është thjesht - Duke e zhvatur popullin dhe duke i vjedhur të hollat nga arka e Kosovës.

I uroj suksese Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim, dhe shpresoj që ky ligj të votohet shpejtë në Kuvend e jo të zvarritet për kohë të gjatë, aq më pak mos dashtë zoti që të harrohet, anashkalohet. Për dy dekada politika e kriminalizuar e ka zbrazur arkën e Kosovës, e kanë zhvatur Kosovën, kanë vjedhur nga donacione të ndryshme që i dërgonin miqtë tanë për ta ndihmuar popullin etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".