Eskalon mosmarrëveshja në një familje në Obiliq, djali ia vë flakën shtëpisë

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 09:05
Eskalon mosmarrëveshja në një familje në Obiliq, djali ia vë flakën shtëpisë

Një djalë nga Obiliqi ia ka vënë flakën shtëpisë, pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Obiliq, ndërkaq është lajmëtuar në polici nga babai i të dyshuarit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka vënë flakën shtëpisë së tij”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)