Mori rreth 45 mijë vota të kosovarëve, Armend Muja viziton Shqipërinë

  • A.P /
  • 12 prill 2021 - 15:43
Mori rreth 45 mijë vota të kosovarëve, Armend Muja viziton Shqipërinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armened Muja, i cili në zgjedhjet e fundit në Kosovë morri 43 mijë e 982 vota, ka filluar të shqetësohet për problemet në Shqipëri.

Derisa vendi po përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, dhe sfidë po vazhdon të mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, Muja po bën fushatë e po shqetësohet për problemet në Shqipëri.

Ai së fundmi i ka dal në mbështetje Boiken Abazit në Kavajë, ku edhe ka qëndruar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka thënë se djepi i demokracisë në Shqipëri ishte i pllakosur nga shpërngulja e të rinjëve, pabarazia, pandemia dhe neglizhenca qeveritare.

“Në mbështetje të Boiken Abazi në Kavajë. Djepi i demokracisë në Shqipëri ishte i pllakosur nga shpërngulja e të rinjëve, pabarazia, pandemia dhe neglizhenca qeveritare”, ka shkruar Muja.

(Kosova Sot Online)