
Lexoni edhe:
Për zhvatjen e Telekomit, të përgjigjen para drejtësisë, Hashim Thaçi bashkë me mafinë Devolli!
Të gjithëve na ka ndodhur që të shkojmë në një restorant dhe të na serviret një pjatë e dekoruar mjaft bukur, por me shumë pak ushqim. Ekzistojnë disa arsye mjaft interesante pse restorantet luksoze po servirin sasi të vogël ushqimi në pjatat e dekoruara.
1. Çdo pjatë ka përbërës të kushtueshëm.
Recetat me përbërës të kushtueshëm, të zgjedhur me kujdes janë mjaft të zakonshme tek restorantet luksoze. Një kile viçi Ëagyu mund të shkojë për 200 dollarë dhe një kilogram havjar kushton rreth 10,000 dollarë. Imagjinoni një pjatë të mbushur plot me këto dhe të shtoni tartuf të bardhë italianë (rreth 7,500 dollarë për kg). Çmimi do të ishte jashtëzakonisht i lartë!
Duke përdorur përbërës me cilësi të lartë të cilat mund të jenë të importuara, është e lehtë të kuptohet pse ushqimi duhet të jetë në sasi të vogël në mënyrë që të ketë një çmim të përballueshëm të pjatës.
2. Pjesët më të vogla janë më elegante.
Sasia e pakët e ushqimit do të jetë më e lehtë për t’u zbukuruar në pjatë dhe ndoshta do të duket më elegante për klientin që e shijon atë.
3. Do të jeni në gjendje të shijoni pak nga gjithçka.
Zakonisht, shumica e restoranteve shërbejnë një vakt me 3 pjata. Një pjatë me meze, një pjatë kryesore dhe një ëmbëlsirë. Në një darkë të mirë, numri i pjatave me ushqime të ndryshme mund të shkojë deri në 12.
Këto 12 pjata përfshijnë meze, supë, sallatë, peshk, një pjatë të parë kryesore, pjatën e dytë kryesore, djathë, ëmbëlsirë, një pije / ëmbëlsirë etj. Imagjinoni të hani të gjitha ato nëse shërbehen në racione të mëdha! Kjo është arsyeja pse restorantet zvogëlojnë sasinë e ushqimit, kështu që ju të shijoni pak nga gjithçka.
4. Çdo pjatë është vepër arti e një shefi kuzhinier.
Ekziston një pjatë franceze e quajtur Gargouillou, e cila përbëhet nga të paktën 16 perime të ndryshme, të gatuara veçmas. Imagjinoni sa përpjekje duhen për ta bërë atë sa më të bukur me gjitha këto perime. Ndoshta nuk do të dukej estetike dhe e bukur, prandaj kuzhinierët preferojnë të qëndrojnë tek pjatat me ushqim të reduktuar.
5. Çdo kafshatë do të jetë e paharrueshme në shije dhe nuk do të mërziteni me ushqimin.
Kafshatat e para që merrni nga një vakt kanë shijen më të mirë. Duke e ditur këtë, kuzhinierët përqendrohen në cilësinë e pjatave sesa në sasinë. Duke shërbyer porcione më të vogla, ne priremi të jemi në gjendje të shijojmë më mirë çdo kafshatë. Kur vakti është i bollshëm, ne do na mërzitet shumë shpejt ky ushqim.
6. Është e pazakontë dhe na i bën pritjet më interesante
Duke parë një pjatë me një sasi kaq të vogël ushqimi na bën të pyesim se cila është arsyeja. Por të qenit në një darkë që ka disa pjata me ushqim me siguri do të na bëjë kuriozë të dimë se çfarë mban pjata tjetër për ne. Pritja është interesante!
(Kosova Sot Online)