Çka do të ndodhë sot në Kosovë!

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 07:25
Çka do të ndodhë sot në Kosovë!

8:00Nis vaksinimi i të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu, gjatë vaksinohen edhe pacientët në dializë në sallën “1 Tetori”.

09:00Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, Prishtinë) 

9:00Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve  të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

10:00Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

10:00Instituti GAP dhe Kosovo 2.0  organizojnë diskutimin virtual me temën “Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. ( https://zoom.us/j/95302971166?pwd=L2txdW5NSklnc0JPZDBRaTJweW1HQT09)

11:00Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) lanson raportin “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (https://zoom.us/j/93253313475)

12:00Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së)

13:00Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën  viktimat pa emër”. Pronocimet për medie bëhen nga ora 13:00. (https://us02web.zoom.us/j/83534803431?pwd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09)

(Kosova Sot Online)