Ishin bashkë në autobus, 18 punëtorë nga Kosova dalin pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 10:16
Ishin bashkë në autobus, 18 punëtorë nga Kosova dalin pozitiv me COVID-19

Më shumë se gjysma e  punëtorëve kosovarë të cilët gjendeshin në një autobus në Austrinë Veriore janë testuar pozitiv për koronavirus.

Mediat raportojnë se një autobus me 34 punëtorë nga Kosova ka arritur më 3 prill në Austrinë Veriore.

Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të njëjtit, siç raportojnë mediat atje, janë shpërndarë në pesë distrikte, duke bërë kështu edhe shpërndarjen e virusit.

Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania,  të cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19.

(Kosova Sot Online)