Bashkëpuntorja e afërt e Madeleine Albright, zgjidhet zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 10:40
Bashkëpuntorja e afërt e Madeleine Albright, zgjidhet zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit

Wendy Sherman është zgjedhur zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Senati amerikan konfirmoi zgjedhjen e Sherman me 56 vota për dhe 42 kundër, pasi disa senatorë republikanë përkrahën zgjedhjen e saj.

 

 

Sherman ka njohuri mbi politikën e Ballkanit dhe ka shërbyer në administratën e Bill Clinton dhe Barack Obamës.

Ajo poashtu është edhe bashkëpunëtore e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila luajti rolin vendimtar që administrata Clinton të shtyjë përpara bombardimin e Serbisë nga NATO në vitin 1999.

(Kosova Sot Online)