Lexoni edhe:
Garda e spiunëve të UDB-ës dhe SHIK-ut ilegal, në fushatë kundër Qeverisë Kurti!
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë pajtuar që pakësimi i trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon, tha zyra e Merkelit përmes një deklarate.
“Kancelarja dhe presidenti u pajtuan që është e nevojshme t’i kërkohet Rusisë ulja e përforcimeve të fundit me qëllim të de-eskalimit të situatës”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pasi dy liderët biseduan me telefon të mërkurën.
Garda e spiunëve të UDB-ës dhe SHIK-ut ilegal, në fushatë kundër Qeverisë Kurti!Lexoni edhe:
Biseda telefonike mes Bidenit dhe Merkelit erdhi pasi ministrat e NATO-s zhvilluan një video-konferencë për të diskutuar rreth grumbullimit të ushtrisë ruse, të cilën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka cilësuar si tubimin më të madh të trupave ruse që nga aneksimi i Krimesë më 2014.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Ukraina është furnizuar me pajisje dhe trajnime për një kohë dhe se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë këtë përkrahje sipas nevojës, shkruan Free Europe.
Drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, i tha një komisioni të Senatit se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet ta marrin seriozisht grumbullimin e trupave ruse afër Ukrainës.
Në anën tjetër, Rusia ka thënë se trupat e saj nuk paraqesin kërcënim dhe se mund t’i lëvizë ato sipas nevojës, sepse kjo është çështje e brendshme e saj.
(Kosova Sot Online)