Lumturi dhe dhimbje në një foto, babai ndan momentin prekës të ndarjes nga jeta të 15 vjeçares

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 10:12
 Lumturi dhe dhimbje në një foto, babai ndan momentin prekës të ndarjes nga jeta të 15 vjeçares

Fotografët kapin momentet  më të bukura dhe një nga momentet më  emocionuese dhe të veçanta në jetë është ardhja e një fëmije.

Fotografi i Reuters Darrin fotografoi momentin kur vajza e tij Rebecca  lindi.

15 vite  më vonë, ai fotografoi momentet e fundit para vdekjes së saj.

Ishte e natyrshme që ai të fotografonte çdo moment të jetës së bukur të Becs, siç e quanin prindërit. Por sigurisht momenti më i vështirë i tyre, ishte momentet para vdekjes së vajzës së tyre.

Rebbeca  vuante nga kanceri në kocka por gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë në prag të Krishtlindjeve.

Disa ditë më vonë ajo ra në koma dhe nuk hapi më sytë.  Marisa dhe Darrin vazhduan të bisedonin dhe lexonin për të.

Më e rëndësishmja ishte që ajo të vazhdonte të dëgjonte zërin e tyre.

“Unë vazhdoja të flisja me të, i bindur se ajo tani mund të më dëgjonte dhe të më kuptonte më mirë se më përpara, duke i thënë të mos kishte frikë. I thashë se do të vazhdoja ta mbaja dorën e saj për aq kohë sa të kisha mundësi, por tani ajo nuk do të ishte mes nesh, tha mes lotësh babai.

(Kosova Sot Online)