Emanuel Macron i shkruan Vjosa Osmanit, i kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 15:19
Emanuel Macron i shkruan Vjosa Osmanit, i kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër urimi nga homologu i saj në Francë, Emanuel Macron.

Presidenti francez ia ka përmendur Presidentes Osmani dialogun me Serbinë, për të cilin thotë se duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme.  

“Një sfidë tjetër e madhe për të ardhmen e Kosovës është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis vendit tuaj dhe Serbisë. Unë ju ftoj të vazhdoni dialogun me Beogradin, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka shkruar Macron në letrën e tij për Osmanin.

Tutje, Macron thotë se Franca do ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër COVID-19, duke dhënë donacion 15 mijë teste antigjenike për të iu përgjigjur nevojave urgjente.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në letrën e Macron.

(Kosova Sot Online)