Vetura e rrokullisur dhe e shkatërruar, pamje nga aksidenti ku vdiq një person në Klinë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 08:12
 Vetura e rrokullisur dhe e shkatërruar, pamje nga aksidenti ku vdiq një person në Klinë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.

“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Pamje nga aksidenti në Klinë:

(Kosova Sot Online)