UDB-ashi Baton Haxhiu, po i mbanë lidhjet e fshehta Vuçiq -Thaçi!

UDB-ashi Baton Haxhiu, po i mbanë lidhjet e fshehta Vuçiq -Thaçi!

Hajrullah Tërnava

  • 20 April 2021 - 07:55

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Edhe ky veprim i tanishëm, skandali me “NonPeper”in slloven,  na jep fakte dhe dyshime për një dekonspirim që po ndodhë së fundi, edhe të një tentativee tjetër të  Hashim Thaçit nga Haga, dhe e Aleksandër Vuçiqit në Beograd,  me ndërmjetësim të Baton Haxhiut, që për shpëtimin e lëkurës së Thaçit nga Gjykata Speciale të futen përsëri në pazare për t’i falë territor Serbisë, qoftë edhe me çmimin e trazimit të tërë Ballkanit duke manipuluar kinse në emër të shtetit slloven. Kjo bëhet  shumë e besueshme derisa Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, edhe Kryeministri Janez Jansha e kanë demantua autorësinë e letrës “NonPaper” për  ndryshime kufijsh.

Mbas çlirimit,  në vitin 1999 kur u dashtë të aktivizohet policia, me preferencën e Presidentit Rugova dhe Bukoshit isha i caktuar unë Hajrullah Tërnava që të bisedoj me Qeverinë e Përkohshëm të Kushnerit, në të cilën kohë Ministër i PB i asaj Qeverie ishte Fredrikeson nga Danimarka, që të kthehen ne pune policia e vjetër, që e patën sakrifikua veten duke iu bashkua popullit në rrugëtimin drejt çlirimit të vendit, e që e lëshuan punën në vitet 1990 dhe qëndruan deri në çlirimin e vendit si të papunë, por me këtë e treguan veten se janë po kjo pjesë e popullit shqiptar. Në krejt ato bisedime që i bëra me ministrin e PB Fredrikeson dhe Kushner, i binda që policia që ishin largua nga puna nga regjimi i Millosheviqit, duhej të pranohen në punë dhe ta fillojnë punën, me  faktet që i binda, këta ndërkombëtaret dhe ata e pranuan propozimin t’im dhe marrëveshjen.

Me të dëgjuar për ketë marrëveshje Hashim Thaçi  e kundërshton atë dhe deklarohet se nëse në punë kthehen policia “serbe” ne do i luftojmë sikur “shkijet”-serbët që i kemi luftua gjatë luftës.  Qëllimi ishte që t’i kthejmë në punë  policët e dëshmuar patriot dhe jo servilët e ish regjimit serb dhe shërbëtorët e UDB-së. Mirëpo të  nesërmen më ftuan në bisedë Kushner dhe Fredrikson, dhe pasi më informuan për qëndrimin e Thaçit marrëveshja u prish dhe u vendos që policia të riaktivizohet vetëm sipas konkursit dhe kritereve që do të përcaktohen. Me këto veprime tani mundë të konstatohet se gabimet e bëra dhe ato prapaskenat që mos të angazhohen policia e shkolluar e vërtetë, që shumë nga ta edhe sot janë veteran të luftës apo ish të burgosur politik nga Serbia, me ato pervoja të punës dhe shkollim permanent profesional, t’i quaj ata dikush polici “serbe”, kjo tani nuk donë koment, dhe po argumentohen dyshimet se qysh atëherë Hashim Thaçi e  ka marrë detyrën  nga Serbia, dhe i ka penguar punët në interesin e shtetit, duke  filluar nga punët e policisë.

 Edhe ky veprim i tanishëm, skandali me “NonPper”in slloven,  na jep fakte dhe dyshime për një dekonspirim që po ndodhë së fundi, edhe të një tentativee tjetër të  Hashim Thaçit nga Haga, dhe e Aleksandër Vuçiqit në Beograd,  me ndërmjetësim të baton Haxhiut, që për shpëtimin e lëkurës së Thaçit nga Gjykata Speciale të futen përsëri në pazare për t’i falë territor Serbisë, qoftë edhe me çmimin e trazimit të tërë Ballkanit duke manipuluar kinse në emër të shtetit slloven. Kjo bëhet  shumë e besueshme derisa  Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, edhe Kryeministri Janez Jansha e kanë demantua autorësinë e letrës “NonPaper” për  ndryshime kufijsh. Skenarët e tilla të ndryshme behën për ti arritur qëllimet e tyre qw i parashohin shërbimet informative të një shteti sikur tani Serbia, dhe tani kjo po vërtetohet se skenari që shqetësoi opinionin ishte vetëm edhe një përpjekje e fundit e destabilizuese me skenarin e sejmenëve të UDB-së, me seli e çerdhe kriminale në Beograd e me shërbëtor tw tyre në Kosovë e Shqipëri, me veglat e veta të tipit të spiunit Baton Haxhiut që po vazhdon të ja bënë̈ shërbimin e keq shtetit të Kosovës, dhe këtë po e faktojnë̈ lëvizjet e shpeshta të Baton Haxhiut në trekëndëshin Prishtinë -Beograd- Tiranë dhe  angazhimi i tij nëpër medie me idenë̈ e kompromisit në një lufte të tij speciale të fundit për ta mbështetur Serbinë e Vuçiqin.

Prandaj nëse duam ta bëjmë analizë për disa nga ata bashkëpunëtore të Serbisë, që haptas dalin dhe veprojnë në interesin e atij shteti serb, dhe gjithnjë qëndrojnë prane të mëdhenjve të shtetit dhe me përfitimet e tyre kanë krijua pasuri të mëdha me primatët që i kishin, edhe pa e pase asnjë meritë për çlirimin e Kosovës, kjo po na i argumenton edhe ato dyshimet  për policinë që i shpjegova, pasi haptas dihet që Batoni ishte shumë i afërt i Hashim Thaçit dhe se fundi i Edi Ramës prandaj shërbimi i AKI-së duhet të pastrohet dhe të punoj më  i vendosur e s’paku t’i   akceptoj ata si të dyshuar që punojnë për Serbinë se më në fund kjo është detyra e tyre.

Prandaj duke e pasur parasysh shpjegimin që e dhashë deri më tani shumë qartë nënkuptohet se për çfarë arsye tolerohet e nuk prangoset nga prokuroria Speciale e Kosovës dhe të pyetet e intervistohet spiuni Baton Haxhiu, por me këtë tani dyshimet rriten edhe më shumë se si Batoni ka edhe shumë në institucionet e Kosovës dhe ata e dinë mirë se kujt i shërbejnë, prandaj edhe e kanë  guximin që të punojnë kundër interesave të shtetit te Kosoves ku kanë lindur sepse të tillët janë të lidhur mes veti dhe me pasurimin e tyre, atyre po ju shpaguhet. Në këtë̈ fushatë po mobilizohen në media edhe një̈ rrjet i tërë i të ashtuquajturve – grupi analistë të Batonit, e  sejmen të Vuçiqit, Batonit dhe të shokëve të tij në Hagë nëpër biseda për ta lodhur popullin, duke tentuar që të binden për të ja dhënë veriun Serbisë kinse nën parullën e ndërrimit, një opsion që është mashtrim ordiner për t’u futur në lojë të rrezikshme per te humbur dhe asgjë tjetër, skenar i bashkëpunimit të shërbimeve sekrete të UDB-s BIA-s dhe SHIK-ut ilegal që nga viti 1999 e deri më sot, dhe kjo i hyn në punë Serbisë për të fituar në kohë.

Prandaj duhen të dalin sa me pare dhe  te pozicionohen në këto momente: Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi me një qëndrim të qartë, se nuk vijnë̈ në shprehje plane të tilla, por vetëm njohje reciproke në mes shteteve të pavarura dhe të pa cenuara  territorialisht, aq me tepër kur shumicën që  qeverisjen e vendit e zotëron lidershpi i dëshmuar për kundërshti të pazareve në dëm të shtetit, sikur që ishin provuar dhe planifikuar gjatë mandatit të Hashim Thaçit dy herë kryeministër, dhe së fundi President shteti, deri në kapjen e prangosjen e tij nga Gjykata Speciale. Fati tani është që kjo Qeveri në pushtet, është  larg atyre bisedimeve të dyshimta të atyre që e kanë keqqeverisur e rrezikuar këtë vend deri më tani, prandaj në të ardhmen do të bisedojnë kjo strukturë e pastër shtetërore në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, dhe pa hezitim do i mbrojnë interesat e Kosovës si shtet i Pavarur ne kufijtë e tanishëm të Kushtetutës së 1974.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".