Shuhet në moshën 93-vjeçare ish-nënpresidenti amerikan, Walter Mondale

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 09:16
 Shuhet në moshën 93-vjeçare ish-nënpresidenti amerikan, Walter Mondale

Ish-nënpresidenti amerikan, zëvendës i ish-presidentit Jimmy Carter, Walter Mondale, vdiq të hënën në moshën 93-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Epo, koha ime ka ardhur. Jam i eturi t’u bashkohem Joanit dhe Eleanorit”, thuhet në një deklaratë të shkruar nga ai e që u publikua pas vdekjes, duke iu referuar bashkëshortes së ndjerë, Joan, që vdiq më 2014, dhe vajzës, Eleanor, që vdiq më 2011 në moshën 51-vjeçare. “Para se të shkoj, dëshirova t’ju tregoj se sa shumë keni peshë për mua”, thuhet më tej në shkrimin e të ndjerit.

Mondale besonte në qeveri aktiviste dhe punoi për të drejtat civile, integrimin në shkolla, mbrojtjen e konsumatorëve dhe interesave të fermerëve e punëtorëve gjatë kohës sa shërbeu si senator dhe nënpresident në vitet 1977-1981.

Gjatë presidencës së ish-presidentit Bill Clinton, Mondale gjithashtu shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Japoni nga viti 1993 deri më 1996, shkruan Reuters.

“Sot e vajtoj shuarjne e mikut tim të dashur, Walter Mondale, të cilin e konsideroj si nënpresidentin më të mirë në historinë e vendit tonë”, shkroi ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter.

Mondale shërbeu në Senat nga viti 1964 derisa u zgjodh nënpresident i fitoren e ish-presidentit Carter më 1976 kundër ish-shefit të atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, Gerald Ford.

(Kosova Sot Online)