Princi serb futet në Kosovë, shkon deri në qendër të Prizrenit

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 12:31
Princi serb futet në Kosovë, shkon deri në qendër të Prizrenit

Princi serb Philip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq kaluan fundjavën në Prizren dhe zonën e Rahovecit në Kosovë.

Të shtunën, çifti zhvilloi disa vizita nëpër këto dy vende.

Mediat serbe raportojnë se Princi Fillip është Karagjorgjeviqi i parë, pas Mbretit Aleksandër I, që ka vizituar Prizrenin.

Ata thuhet se pas liturgjisë vizituan kompleksin e manastirit dhe u takuan me një numër serbësh që jetojnë aty.

Në të njëjtën ditë, pasdite, Princi Filip dhe Princesha Danica thuhet se kanë qëndruar në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

(Kosova Sot Online)