Më shumë se 19 mijë të vaksinuar, faza e parë drejt fundit

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 20:44
Më shumë se 19 mijë të vaksinuar, faza e parë drejt fundit

Nga gjithsej 24 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca, më shumë se 19 mijë prej tyre janë përdorur.

Tash e tri javë ka filluar procesi i vaksinimit kundër sëmundjes Covid-19 në Kosovë.

E edhe gjatë së martës një pjesë e popullatës vazhdoi vaksinimin me vaksinën Astra Zeneca.

Mirëpo nga gjithsejt 24 mijë doza të kësaj vaksine që iu dhanë Kosovës si donacion duket se deri më tani janë shpenzuar 19 mijë prej tyre.

E shpenzimi i këtyre vaksinave çon drejt përfundimit të tërë procesit tani për tani, kjo pasi që vaksina të reja ende nuk janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë

Gjatë ditës së sotme pritet të kalohet numri prej 19 000 të vaksinuarve. Procesi po shkon drejt mbylljes së kësaj faze të vaksinimit. Në këtë fazë në dispozicion kanë qenë 24 000 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Derisa faza e parë e vaksinimit mbyllet për shkak të mungesës së vaksinave, nga MSH thanë se ky proces do të vazhdojë në momentin që sigurohen vaksinat e reja.

Ministria e Shëndetësisë

Me marrjen e dozave të tjera, do të vazhdohet sipas grupeve prioritare që edhe në fazën tjetër  do të jenë të sëmurët kronik si dhe grupmoshat dhe kategoritë e përcaktuara në Planin Shteteror te Vaksinimit.

E qysh nga nisja e marrjes së vaksinave i madh ishte edhe interesimi i popullatës për ta marrë atë.

Kështu që edhe këtë të martë në sallën 1 tetori u panë një numër i madh i të moshuarve të cilët po prisnin për të marrë vaksinën.

Kordinatori i kësaj Qendre Niman Bardhi tha se deri më tash janë vaksinuar 1 172 persona të moshës mbi 75 vjec me sëmundje kronike.

Ndërkohë kategoritë të cilat mbesin pa vaksinuar për shkak të mungesës së vaksinave do të vazhdojnë ashtu siç mbetën pasi të sigurohen vaksinat e reja.

Aktualisht Qeveria e Kosovës është në negociata me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave të reja.

(Kosova Sot Online)