Në garë me Sami Lushtakun, Bekim Jashari konfirmon se do të kandidojë përsëri për kryetar të Skenderajt

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 10:09
 Në garë me Sami Lushtakun, Bekim Jashari konfirmon se do të kandidojë përsëri për kryetar të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, tha ai.

Bekim Jashari do ta ketë një kundërkandidat të fortë, Sami Lushtakun.

Ky i fundit ka deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për zgjdhjet lokale që mbahen në tetor.

“Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së, kishte thënë Lushtakiu në një intervistë për kallxo.com.

(Kosova Sot Online)