Një person fiton 59 milionë funte në lotari

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 11:46
Një person fiton 59 milionë funte në lotari

Një person në Britaninë e Madhe të martën në mbrëmje fitoi hiç më pak se 59 milionë funte ose 68.4 milionë euro në jackpot-in e lotarisë “EuroMillions”. Ky ishte fitimi i dytë i madh në lotari në Mbretërinë e Bashkuar brenda një muaji.

Prilli ka qenë muaj i mrekullueshëm për britanikët që luajnë në lotari. Më 2 prill, dikush fitoi plot 122 milionë funte me jackpot. Kjo ishte shifra e pestë më e lartë që është dhënë ndonjëherë në lotari kombëtare.

Fituesi i 59 milionë funteve e mori shpërblimin marramendës me numrat 5, 17, 28, 41 dhe 46, bashkë me “yjet me fat”, numrat 10 dhe 11, shkruan The Sun.

Andy Carter, këshilltar për fituesit e shumave të mëdha në Lotarinë Kombëtare, tha: “Çfarë lajmi mahnitës. Një fitues britanik sonte e ka marrë jackpot-in prej 59 milionë funtesh.”

Fituesit e lotarisë mund të nënshkruajnë marrëveshje për publicitet të plotë, nëse dëshirojnë që të publikohen të dhënat rreth tyre. Sidoqoftë, fituesi i 122 milionë funteve ka zgjedhur që të mbetet anonim.

Në mesin e atyre që vendosën të identifikohen publikisht ishin Colin dhe Chris Weir nga Skocia, të cilët në vitin 2011 fituan mbi 161 milionë funte.

(Kosova Sot Online)