Serbinë e kap panika: SHBA po bëjnë presion mbi Greqinë qe ta njohin Kosovën

  • G.G /
  • 21 April 2021 - 13:01
Serbinë e kap panika: SHBA po bëjnë presion mbi Greqinë qe ta njohin Kosovën

Nuk dyshohet se pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet amerikane, Washingtoni ka bërë presion në rritje mbi vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, veçanërisht Greqinë, i thane mediumit serb në Kosove, KosovoOnline analisti serb, Dragomir Andjelkoviq dhe ish ministri i Jashtëm jugosllav, Zivadin Jovanoviq.

Siç thotë analisti serb Andjelkoviq, ata që për hapin histori në lidhje me faktin se Greqia së shpejti mund të njohë pavarësinë e Kosovës dhe për vizitën e ministres se Punëve të Jashtme të Kosovës në Athinë, po përpiqen ta demoralizojnë Serbinë në atë mënyrë.

“Pra, rezulton se ne është me mirë të pajtohemi për një marrëveshje tani, në mënyrë që të mos presim që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin Kosovën. Presioni mbi Greqinë do të vazhdojë por unë nuk besoj se Athina do t’i nënshtrohet këtyre presioneve. Nuk ka dyshim që Greqia u zgjodh si vend i rëndësishëm sepse nëse do të thyhej, pyetja do të ishte se si do të reagonin Rumania Sllovakia dhe Qipro. Me pak fjale, për sa kohë që të gjithë anëtarët e BE-së nuk e njohin Kosovën, Prishtina nuk mund ta vazhdojë procesin te integrimit evropian ose anëtarësimit në NATO” - thotë analisti serb.

Ish ministri i Jashtëm jugosllav, Zivadin Jovanoviq tha se Greqia do ta mbaje pozicionin e saj parimor si një aleat tradicional dhe mik i ngushtë i Serbisë.

(Kosova Sot Online)