Proces gjyqësor kundër AstraZenecas për vaksinat?

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 10:24
Proces gjyqësor kundër AstraZenecas për vaksinat?

Komisioni Evropian po përgatitet të fillojë një proces gjyqësor kundër AstraZeneca, njoftoi “Politiko”, duke cituar pesë diplomatë të Bashkimit Evropian.

Në takimin e ambasadorëve të mërkurën, shumica e vendeve anëtare të BE-së thanë se do ta mbështesnin procesin gjyqësor kundër kompanisë për shkak të ankesave që ajo nuk dorëzoi dozat e rëna dakord të vaksinave të koronavirusit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i procesit gjyqësor është ta detyrojë AstraZenecan të sigurojë dozat e parashikuara në marrëveshjen me BE-në, shtohet në informacionin që citon diplomatin pa emër.

(Kosova Sot Online)