Momenti kur roja bregdetare amerikane ndalon barkën me 2.500 kilogramë kokainë /VIDEO

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 09:47
Momenti kur roja bregdetare amerikane ndalon barkën me 2.500 kilogramë kokainë /VIDEO

Pjesëtarët e Rojës Bregdetare në Florida të Shteteve të Bashkuara janë incizuar duke ndaluar një barkë që po transportonte sasi të madhe të kokainës me vlerë të 94 milionë dollarëve.

Sipas një deklarate për gazetarë, personeli i Rojës Bregdetare ka shkarkuar rreth 2.500 kilogramë kokainë nga barka në Miami. Vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të jetë 94.6 milionë dollarë, shkruan Daily Mail.

Në video shihet se si pjesëtarët e Rojës Bregdetare i afrohen barkës së dyshimtë dhe e rrethojnë atë. Autoritetet thanë se tre persona të dyshuar janë arrestuar. Posa u dërguan në anijen patrulluese, të dyshuarve iu ofrua ushqim, ujë, strehim dhe kujdes themelor mjekësor.

Autoritetet gjetën 87 pako me kokainë, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet shkarkimi i tyre nga pjesëtarët e Rojës Bregdetare, të cilat i vendosën në breg.

Konfiskimi i kësaj sasie të madhe të substancës narkotike ishte pjesë e operacionit nga disa agjenci për ta forcuar luftën kundër drogave. Kjo ndodhi vetëm një muaj pasi Roja Bregdetare njoftoi për mijëra kilogramë kokainë dhe kanabis të konfiskuar në San Diego.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/04/21/2976106618309882945/640x360_MP4_2976106618309882945.mp4

(Kosova Sot Online)