E ngatërron ngjitësin e thonjve me pikat për sy, amerikanes i mbyllen sytë

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 12:03
E ngatërron ngjitësin e thonjve me pikat për sy, amerikanes i mbyllen sytë

Një grua në Michigan të Shteteve të Bashkuara ka rrezikuar që ta humbë dritën e syve, pasi e ngatërroi një shishe të vogël të ngjitësit të thonjve me pikat për sy.

Yacedrah Williams tha se shkoi për të fjetur me thjerra në sy, por u zgjua në orën 1 pas mesnatës dhe dëshiroi t’i hiqte ato, sepse sytë i ishin tharë.

Ajo më pas tha se e mori çantën dhe e mori shishen që mendoi se ishte e pikave të syve. Megjithatë, ajo kishte marrë një shishe tjetër me madhësi të ngjashme por më përbërje krejt tjetër – ngjitës për thonj.

“E hodha në sy dhe u mundova që ta largoj sa më shpejt, ma mbylli syrin. Vetëm fillova t’i hedh ujë të ftohtë dhe mundohesha t’i hap sytë, por nuk mundja. Bërtita që burri im ta thërriste emergjencën”, tha Williams.

“Më thanë se thjerrat ma shpëtuan shikimin. Më thanë se ndoshta do t’i humb qerpikët dhe kështu ndodhi, sepse ata u desh t’i tërhiqnin dhe të m’i rrotullonin kapakët e syve”, tha më tej gruaja që e bëri gabimin e pazakontë e të rrezikshëm.

Ky nuk është rasti i parë që një grua i rrezikon sytë me ngjitës. Në vitin 2015, një grua e quajtur Katie Gaydos i mbylli gabimisht sytë me ngjitës, pasi një shoqe ia dha aksidentalisht ngjitësin e thonjve në vend të pikave për sy.

(Kosova Sot Online)