I bëri ‘like’ në rrjete sociale një vajze, i riu e pëson keq nga i dashuri i saj

  • S.A /
  • 24 April 2021 - 08:13
I bëri ‘like’ në rrjete sociale një vajze, i riu e pëson keq nga i dashuri i saj

Një “like’ në ‘facebook’ është bërë arsye e një sherri mes dy personave në Argjentinë.

Nicolas Jaime kishte qëlluar 11 herë me armë zjarri në drejtim të makinës së Damian Di Bello, meqë ky i fundit kishte pëlqyer një fotografi të të dashurës së Nicolasit në ‘facebook’.

Baires News shkruan se Damiani është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin “Eva Peron”.

Ndërkohë policia kanë arritur që të arrestojnë personin që ka gjuajtur me armë.

(Kosova Sot Online )