Moti për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

  • S.A /
  • 24 April 2021 - 08:02
Moti për këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme në vend. Në fundjavë pritet të jetë mot më i qëndrueshëm dhe me më shumë diell, derisa të martën ka mundësi për reshje shiu. Ditën e martë do të ketë kalime të vransirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites.  Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.

Kosovarët i kanë mbi 2 milionë euro borxh ujësjellësit “Prishtina”. Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.

25.04 – Kryesisht me diell.

Reklamë

26.04 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

27.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

28.04 – Ngrohtë.  Në mëngjes vransira me mundësi për riga lokale shiu.  Ditën më shumë diell.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C.  Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

Image

(Kosova Sot Online )