Krasniqi: Kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 17:16
Krasniqi: Kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave

Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar akterët politikë në vend të cilët votuan në zgjedhjet e sotme në Shqipëri.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se po kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017.

Sipas tij, Kosova ka mbetur edhe pa Qakorrin edhe pa vizat.

“Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017. Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin. Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)