Mero Baze: 5 mijë kosovarë votuan në Tiranë, kaq vota ka marrë Vetëvendosje

  • E.K /
  • 26 prill 2021 - 08:11
Mero Baze: 5 mijë kosovarë votuan në Tiranë, kaq vota ka marrë Vetëvendosje

Opinionisti dhe gazetari, Mero Baze ka thënë se deri më tani LVV-ja ka marrë 300 vota në Tiranë, e se duket se trendi mund të shkojë deri në 2 mijë e 500 vota.

Baze në Facebook ka shkruar se nga 5 mijë shtetas të Kosovës që kanë votuar në Tiranë, i bie që LVV-ja ka marrë gjysmën e votave.

I njëjti tha se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe lider i LVV-së në vend mund të krenohet lirshëm se në Shqipëri ka marrë 50 për qind të votuesve që janë kosovarë me dy pasaporta.

“Në Tiranë mendohet të kenë votuar rreth 5 mijë shtetas nga Kosova. Deri tani Vetvendosja ne Tirane i ka marrë 300 vota. Trendi tregon se mund të shkojë deri në 2500 vota, dmth  gjysmat e atyre që kanë ardh për të votuar. Pas kësaj mund të krenohet lirshëm se dhe në Shqipëri ka marrë 50 për qind të votuesve, që janë kosovarë me dy pasaporta. Si Albini”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/merobaze2/posts/2554470874859802

(Kosova Sot Online)