Terrorizoi qytetarët e Tiranës, personi që u fut me veturë në shesh ishte i dënuar dhe për tre vepra të tjera penale

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 10:30
 Terrorizoi qytetarët e Tiranës, personi që u fut me veturë në shesh ishte i dënuar dhe për tre vepra të tjera penale

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në sheshin Skënderbej ku një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda sheshit me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qindra qytetarëve.

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja në lidhje me 32 vjeçarin Arben Mema.

Ndërkohë mësohet se Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Bëhet me dije se nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32 vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.

(Kosova Sot Online)