Qeveria e Kurtit të mos dorëzohet, po kërcënohet ashpër vetëm nga ish- pushtetarë të kriminalizuar!

Qeveria e Kurtit të mos dorëzohet, po kërcënohet ashpër vetëm nga ish- pushtetarë të kriminalizuar!
Qeveria e Kurtit të mos dorëzohet, po kërcënohet ashpër vetëm nga ish- pushtetarë të kriminalizuar!

Naim Miftari

  • 26 April 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Nuk duhet kursyer askend që ka thyer e shkelur ligjin, pa marre parasysh kush është dhe nga cila parti vjen. LVV-ja është votuar nga 51% e popullit për premtimin e dhënë atyre që do ta ndalë keqpërdorimet e paligjshmerite e 20 viteve të fundit, për drejtësi dhe rend e ligj , per zhvillim të vendit tonë prandaj edhe janë votuar masivisht si asnjehere pas luftes. Qeveria LVV duhet t’i mbaj te gjitha premtimet ndaj qytetareve e sidomos ato për sundimin e ligjit.

Partitë politike në opozitë janë në një stres të madh, kanë frikë te tmerrshme nga fillimi i zbatimit të programit të Qeverisë Kurti për forcimin e sundimit të ligjit, Këtyre po ju pengon gjithçka që ka të bëjë me instalimin e shtetit të së drejtës, me drejtësi të barabartë për të gjithë, për llogaridhënie para ligjit.

Pengimi i Vetingu-t dhe pengimi i drejtësisë sidomos i konfiskimit të pasurisë po luftohet me çdo mënyrë nga ish pushtetarët e kaluar e te kriminalizuar , ku një rol negativ po e luan edhe një pjesë e mediave të shituara dhe gazetarët mercenare të tyre e që janë pronë private e ish-pushtetarëve multi-milionerë. Edhe kërcënimi me demonstrata kinse nga PDK dhe AAK është i kuptueshëm pasi që bosët e këtyre partive dhe oligarkët e tyre janë në panik të madh nga nisma e nxjerrjes së këtyre ligjeve, sidomos nga mundësia që drejtësia e shtetit do t‘i hetoj pasurite e tyre multi milionëshe.

Andaj Qeveria e Kryeministrit Kurti nuk duhet të ndalet në këtë angazhim që e kanë filluar tani për pastrimin e shtetit nga krimi i organizuar, përndryshe Kosova nuk do të jetë kurrë shtet serioz dhe nuk do të mundë të zhvillohet. Në këtë rrugë të nisur normal që ka edhe rreziqe, ka edhe kërcënime me demonstrata, ka edhe qeveri në hije nga LDK-ja sepse këta në të kaluarën e kanë pas bërë “fetin” bashkë me PDK dhe AAK e NISMA, qe 20 vite pasurite e shtetit tonë i kanë bërë rrush e kumbulla dhe pasurine e popullit e kanë llogarite si pasuri të tyre private, dhe normal që sot si bllok opozitar janë në ofensivë kundër qeverisë së re përmes Lajmeve të Rreme nga mercenarët e mediave që janë pronë e milionerëve dhe mafio-oligarkëve krimo-politike. Situata edhe mundë të tensionohet, sepse rreziqe ka për gjithçka, mundë të ketë edhe sulme edhe atentate ndaj individëve të caktuar nëse shteti fillon ta bëjë drejtësinë dhe fillon t’ju konfiskoj pasurinë politikanëve super të pasur , pasuri e bërë nga aktiviteti në krimin të organizuar...

Mirëpo kjo nuk duhet ta frikëson askend dhe as zmbraps aspak qeverinë e cila është duke u përkrahur në konsultat që ka vazhdimisht me miqtë ndërkombëtar, por duke vendosur vetë duhet stabilizuar dhe funksionalizuar rendin dhe drejtësinë, që të jenë njësoj e pa dallim për të gjithë qytetarët e vendit. Nuk duhet kursyer askush që ka thyer e shkelur ligjin, pa marre parasysh kush është dhe nga cila parti vjen. LVV është votuar nga 51% e popullit për premtimin e dhënë që do ta ndalë keqpërdorimin e 20 viteve të fundit, për drejtësi dhe rend e zhvillim të vendit tonë prandaj edhe janë votuar masivisht. Qeveria LVV duhet t’i mbaj premtimet sidomos për sundimin e ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".