Lexoni edhe:
Bie numri i të infektuarve: 154 raste të reja me Covid-19 dhe 11 raste të vdekjes
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka folur për votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Shqipëri.
Kryeziu ka thënë para mediave se Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij demokratike, siç është ajo e votës.
Bie numri i të infektuarve: 154 raste të reja me Covid-19 dhe 11 raste të vdekjesLexoni edhe:
“Tash kryeministri Kurti e ka shfrytëzu një të drejtë demokratike siç është e drejta për votë. Një e drejtë që i takon atij që është i pajisur me pasaportë shqiptare, për kryeministrin Kurti Shqipëria është një vend i veçantë për të, bindjet e tij për raportin Kosovë-Shqipëri janë të njohura”, ka thënë i njëjti.
“Etnetika për të më shumë duket të jetë në raport me bindjet e tij sa vendimin e tij të djeshëm, duke pas parasysh se edhe shumë qytetar dje u bënë pjesë e votimit. Unë e kuptoj që kryeministri i Kosovës nuk është si çdo qytetar tjerët, megjithatë, ai është edhe qytetar, po të ishte e mundur që të ndahej kryeministri nga qytetari do të bënim, por duhet ta kemi parasysh që po të ishte e mundur që ai të votonte si qytetar, do ta bënte po një gjë e tillë është e pamundur për shkak të protokolleve të sigurisë”, tha Kryeziu.
(Kosova Sot Online)