Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se qëlloi veten

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 15:50
Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se qëlloi veten

Një person ka vdekur mesditën e sotme, si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Azni Zahiti.

“Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e tij. Dyshohet se është vetëplagosur nga arma e tij. Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin”, ka deklaruar Zahiti.

(Kosova Sot Online)