Kurti: U kërkova që në qershor të nis dialogu me Serbinë, nuk e di nëse pala tjetër është e gatshme

  • A.P /
  • 29 April 2021 - 20:36
Kurti: U kërkova që në qershor të nis dialogu me Serbinë, nuk e di nëse pala tjetër është e gatshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folir për refuzimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte i paraparë të mbahej me 11 maj.

Kurti ka thënë se u ka treguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, që të nis dialogun me Serbinë.

Ai thotë se ka kërkuar që dialogu të rinis në muajin qershor, ndonëse thotë se nuk e dinë nëse Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut.

“Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të delaguarve për dialogun mes Kosovës dhe Serbi, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri, për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime. Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe. Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarë”, tha Kurti.

Ai shtoi se duhet të përgatitet mirë për këtë temë.

“Dialogu duhet të përgatitet mirë së pari, e pastaj duhet të ndodhin edhe takimet”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)