“Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla te guri” – Aktori Çun Lajçi kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 09:46
“Zoti ma çoi sëmundjen e dy lule nuk t’i solla te guri” – Aktori Çun Lajçi kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

Aktori Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj. Lajçi ka shkruar se për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të shkojë te varri i të bijës.

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, po qëndron i shtrirë në repartin e Pulmologjisë, pasi siç ka bërë të ditur, pasi e ka kaluar COVID-19, i është përkeqësuar gjendja.

Ai sot ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, duke thënë se për shkak të sëmundjes, nuk mundi të shkojë te varri i saj.  

“A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.

(Kosova Sot Online)