Philip Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 11:48
Philip Kosnett: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj demokracisë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.

Ai deklaron se një shtyp i gjallë dhe i lirë që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë.

Kjo sipas tij, është edhe përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/6190978274261609

(Kosova Sot Online)