Vëllai i të vrarit në Pejë thotë se nuk e di si ka ndodhur rasti

  • A.P /
  • 07 maj 2021 - 18:45
Vëllai i të vrarit në Pejë thotë se nuk e di si ka ndodhur rasti

60-vjeçari Shefqet Makshana nga Vitomirica e Pejës ka mbetur i vrarë pas plagëve të marra nga një sulm me thikë që ka ndodhur mbi të nga dy të dyshuar.

Në familjen e tij, thonë se nuk e dinë se si ka ardhur derisa tek konflikti mes tij dhe fqinjëve që ka përfunduar tragjikisht.

“Nuk e di që kemi pasë diçka. Para dy ditë kam qenë këtu në iftar. Sikur të kishte pasur ndonjë mosmarrëveshje do të më tregonte”, ka thënë  vëllai i të vdekurit.

“Sot më lajmëroi gruaja e tij se ai ka vdekur, ajo nuk e di si ka ndodhur rasti. Në rrugë ka ndodhur rasti, ai ka qenë duke ardhur për në shtëpi. Ka qenë në shitore. A i kanë dalë në prit a si ka ndodh nuk e di”.

“Nuk e kemi marrë trupin, as asnjë nuk dimë asgjë. Nuk është dashur të ndodhë kjo”.

Media ka marrë vesh nga burime se viktima dhe të dyshuarit janë fqinj mes vete, por se nuk kanë lidhje gjaku.

(Kosova Sot Online)