Parashikimi i motit për fundjavë

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 19:28
Parashikimi i motit për fundjavë

Të shtunën më ftohtë e me erë.  Nga e diela kthjellime dhe më shumë diell, e temperaturat në rritje.

Ditën e shtunë kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vranësira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore.  Nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Nga dita e diel pas mëngjesit më të ftohtë, do të ketë më shumë kthjellime dhe diell, e në fillim të javës së ardhshme temperaturat shënojnë rritje mbi vlera mesatare, edhe mbi 25C.  Ditën e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet të ketë shtim të vranësirave, e orëve të pasdites zhvillime edhe të rrebesheve të shiut që shoqërohen edhe me bubullima.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme, e ditën e shtunë erërat më të fuqishme do të mundësojnë që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi të zbresë edhe në vlera të mira.

Indeksi UV në ditën e diel mund të arrijë në vlera shumë të larta, e nga dita e hënë në vlera të larta.  E në kushte kur vlerat janë shumë të larta preferohet ekspozim më i vogël në diell orëve të mesditës.

(Kosova Sot Online)