OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze anti-Covid

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 18:14
OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze anti-Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër koronavirusit të Sinopharm. Drejtori i OBSH-së deklaroi në një konferencë për shtyp se “OBSH miratoi përdorimin urgjent të vaksinës Sinopharm nga Pekini kundër Covid-19“.

“Kjo zgjeron listën e vaksinave kundër Covid-19 që COVAX mund të blejë” tha drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim të gjerë në të gjithë botën me rreth 65 milionë doza të administruara.

Në Shqipëri prej më shumë se një muaji qytetarët po vaksinohen në masë me dozat e prodhuara nga Sinopharm.

(Kosova Sot Online)