Ndodhi shqiptare: “Më jep lekët ose të vrava”, shkoi të marrë paratë në bankomat, gruaja kërcënohet me jetë nga një i ri

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 14:43
Ndodhi shqiptare: “Më jep lekët ose të vrava”, shkoi të marrë paratë në bankomat, gruaja kërcënohet me jetë nga një i ri

Një qytetare ka rënë preh e një grabitje ditën e sotme në Sarande.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Ndërkohë mësohet se i riu ishte i pa maskuar, por vetëm me syze dhe i është afruar 34-vjeçares me thikë duke i thënë “o më dorëzo lekët ose të vrava, do lekët apo jetën”.

Bëhet me dije se në një moment qytetarja ka arritur të largohet dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”,- njofton policia.

(Kosova Sot Online)