Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 15:23
 Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar ajo.

(Kosova Sot Online)