Familjarët e 3 anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lazit dyshojnë se shkaktarët nuk kanë qenë kërpudhat

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 12:00
Familjarët e 3 anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lazit dyshojnë se shkaktarët nuk kanë qenë kërpudhat

3 anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur derisa ishin në pushime në zonën e Gjirit të Lalzit.

Nëna djali dhe nusja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave.

Ndërsa, familjarët e tij po akuzojnë mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë ndodhur për shkak të konsumimit të kërpudhave.

Djali i viktimave në një konferencë për media ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha.

Sipas tij, familjarët e tij edhe mëherët kanë mbledhur këpurdha dhe i njihnin ato mirë.

Ndërsa, i ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar këpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i viktimave.

Familjarë të tyre kanë thënë se pacienti ka pritur në Tiranë 3 orë për analiza dhe se nuk ka pasur papërgjegjësi në trajtimin e tyre.

(Kosova Sot Online)