Grabitje e armatosur në filialin e telefonisë në Pejë, mësohet shuma e parave që u vodh

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 11:27
 Grabitje e armatosur në filialin e telefonisë në Pejë, mësohet shuma e parave që u vodh

Pesë ditë më parë policia është njoftuar se në filialin e telefonisë  IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e  armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 eurosh.  

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.  Ndërsa, pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal  kanë arritur  të identifikojnë dhe arrestojnë  të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. indur 2001.

“Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12)  copë fishek. Një armë gjahu gjysme automatike (pumparice)”, njofton policia.

Me Urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar  masa e ndalimit policor prej 48 orë.

(Kosova Sot Online)