Ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares: Kërkojmë drejtësi, të gjendet fajtori

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 12:10
Ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares: Kërkojmë drejtësi, të gjendet fajtori

Familjarët e 31-vjeçares nga Mallakastra që humbi jetën teksa sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, janë mbledhur sot para prokurorisë së Fierit, ku kërkojnë që t’i jepet përgjigje shumë pikëpyetjeve të tyre në lidhje me vdekjen e të resë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 prill pranë maternitetit të Fierit, ku Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në sallën e operacionit, pasi solli në jetë vajzën e saj të dytë.

Bashkëshorti i viktimës, Leonard Lamaj, në një prononcim për mediat theksoi se ndonëse kanë kaluar shumë ditë, ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria, apo që t’i jepet një përgjigje mbi arsyet e vdekjes së gruas së tij.

“Nuk janë marre dëshmi. Te shtunën janë bërë katër jave nga vdekja. Askush nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo gjë nuk do te mbetet në heshtje derisa të dal fajtori. Mjekët kanë fshehur ngjarjen. Kisha besim tek prokuroria dhe i bëj thirrje të veproj. Dua përgjigje nga prokuroria. Neglizhencë e paparë prej një muaj. Për mua nuk do mbyllet asgjë. Dua të më pyesin e të jap dëshminë time. Nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur, medikamentet e përdorura, pajisjet”, tha Lamaj.

(Kosova Sot Online)