Haradinaj i reagon Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në programin qeveritar nuk përmenden vaksinat

  • A.P /
  • 10 May 2021 - 16:01
Haradinaj i reagon Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në programin qeveritar nuk përmenden vaksinat

Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeveritar nuk i kanë përmendur vaksinat.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë, andaj të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim.

Shkrimi i tij i plotë:

Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!

Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.

Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.

Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.

(Kosova Sot Online)