Donika Gërvalla: S’kam konto në Instagram

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 15:11
Donika Gërvalla: S’kam konto në Instagram

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk ka llogari në rrjetin social Instagram.

Pas raportimeve se ajo e kishte postuar një fotografi me prioritetet e qeverisë në këtë rrjet social, Gërvalla ka thënë se as nuk ka pasur ndonjëherë llogari aty.

Kontot e rrejshme në emrin tim. Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”, ka thënë ajo.

“Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin. Kaq!”, ka shtuar Gërvalla.

https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10218834690955282

(Kosova Sot Online)