Nxënësit hidhen nga kati i tretë për t’i shpëtuar vdekjes

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 15:30
Nxënësit hidhen nga kati i tretë për t’i shpëtuar vdekjes

Të paktën 7 nxënës dhe 1 mësues u vranë në një sulm të armatosur, këtë mëngjes, në shkollën e mesme, në qytetin rus Kazan.

Pamjet nga vendi i sulmit, të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë nxënësit teksa hidhen nga kati i tretë i shkollës për t’i shpëtuar të shtënave.  Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Tatarstanit, 21 persona u dërguan në spital me plagë pas sulmit, duke përfshirë 18 fëmijë, gjashtë prej tyre në kujdes intensiv.

(Kosova Sot Online)